Saturday, November 27, 2021
Home > Women Nutrition > Pamjet video, Kreta goditet sërish nga një tërmet i fuqishëm, magnituda 6.3 Rihter

Pamjet video, Kreta goditet sërish nga një tërmet i fuqishëm, magnituda 6.3 Rihter

Një tjetër tërmet i fuqishëm ka goditur ishullin e Kretës. Tërmeti me magnitudë 6.3 të shkallës Rihter është e dyta lëkundje madhore që ka shkundur ishullin në javët e fundit.

Lëkundjet nisën rreth orës 12: 24 në det, 23 km larg Zakrosit, ndërsa një tjetër lëkundje me magnitudë 4.1 u regjistrua në orën 12:36

Siç raporton media greke, duke iu referuar ekspertëve, tërmeti i sotëm i fuqishëm nuk ka lidhje me lëkundjen që ndodhi në fund të muajit shtator.

Si pasojë e lëkundjeve të forta, një kishë e vogël në Sitia u shemb. Kjo është hera e dytë që një kishë e vjetër e përmasave të vogla shembet prej tërmeteve, pasi kujtojmë se muajin e kaluar kur Kreta u godit nga tërmeti i fuqishëm, një tjetër kishë u shemb. Së bashku me shembjen e kësaj të fundit, atje humbi jetën një burrë në moshë, i cili së bashku me të birin po punonte në restaurime.

Lexo edhe: Pamjet nga Kreta, tërmeti 5.8 Rihter shkund ishullin! 11 të lënduar dhe një i pajetë

Ndërkohë njerëzit, në panik prej ripërjetimit të lëkundjeve të forta, kanë dalë me shpejtësi, duke mbushur rrugët e qyteteve të Kretës.

Deri më tani media ka raportuar vetëm për dëme materiale.
https://twitter.com/baxebanis?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1447862985641316358%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fshqiptaretpershqiptaret.info%2Fpamjet-video-kreta-goditet-serish-nga-nje-termet-i-fuqishem-magnituda-6-3-rihter%2F

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *