Monday, November 29, 2021
Home > Women Nutrition > Arjola Demiri nuk i mban lotët kur kujton fëmijët në Big Brother: Edhe pak do të rriten, kam frikë se do të mbetem vetëm

Arjola Demiri nuk i mban lotët kur kujton fëmijët në Big Brother: Edhe pak do të rriten, kam frikë se do të mbetem vetëm

Aktorja e njohur shqiptare, Arjola Demiri, po vazhdon të shijojë rrugëtimin e saj të ri në Big Brother VIP.

Që në hyrjen e saj në natën e parë, ajo e bëri të ditur se ndodhet atje me shpresën për të fituar çmimin e madh, për t’iu dhënë më të mirën që meritojnë fëmijëve të saj.

E kur jemi te fëmijët, aktorja pati një moment dobësie në ditën e qëndrimit të dytë në shtëpi, kur në komunikim me banoren tjetër të shtëpisë, Palomën, filluan të diskutojnë për jetët e tyre private.

Arjola i tregoi Palomës se ka tetë vite që është e divorcuar, teksa nuk i mbajti dot lotët kur përmendi fëmijët e saj.

Aktorja tropojanë u shpreh se fëmijët e saj, të cilët janë kryesisht në moshë të adoleshencës, edhe pak do të bëhen të pavarur dhe ndjehet tejet e frikësuar se do ta humbasë lidhjen e pandashme dhe të shpeshtë me fëmijët e saj.

“E di për çfarë më dhimbset gjithë kjo periudhë sepse ata edhe dy vjet do të rriten, do të bëhen të pavarur”, tha Demiri, ndërkohë që Paloma më pas e pyet: “Dhe ti ke frikë se do ngelesh vetëm”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *