Tuesday, November 30, 2021
Home > Women Nutrition > Adelina Ismaili sot dëshmon në gjykimin ku Enver Sekiraqa akuzohet se nxiti vrasjen e Triumf Rizës

Adelina Ismaili sot dëshmon në gjykimin ku Enver Sekiraqa akuzohet se nxiti vrasjen e Triumf Rizës

Në gjykimin që po zhvillohet ndaj Enver Sekiraqës, i cili po akuzohet për nxitje të vrasjes së Triumf Rizës, në seancën e së enjtes, pritet të dëshmojë Adelina Ismaili.

Në seancën e fundit të mbajtur më 8 shtator, kryetari i trupit gjykues, gjykatësi Agim Kuqi kishte njoftuar se në seancën e sotme do të dëgjohen dëshmitaret Adelina, Ema dhe Zanfina Ismaili, si dhe Kaltrina Berisha, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Ndryshe, në gjykimin e kaluar të mbajtur me 23 janar 2019, ishte paraparë të jap dëshminë e njëjta dëshmitare, mirëpo për shkak se gjykata nuk ka arritur të sigurojë adresën e saj, dëshmia e saj e dhënë në gjykimin pranë gjyqtarëve të EULEX-it ishte lexuar.

Gjykata Themelore në Prishtinë, për herë të dytë më 16 shtator 2019, e kishte shpallur fajtor Enver Sekiraqën për nxitje në vrasjen e ish-policit Triumf Riza dhe i kishte shqiptuar dënim në kohëzgjatje prej 30 vitesh.

Mirëpo, Gjykata e Apelit me 6 mars 2020, kishte vendosur të aprovojë ankesën e mbrojtjes së Sekiraqës duke e kthyer rastin për të dytën herë në rigjykim, pasi sipas Apelit aktgjykimi i shkallës së parë ishte marrë me shkelje të dispozitave të procedurës penale.

Sekiraqa për të njëjtin rast ishte dënuar edhe me 17 maj 2016, për dy vepra penale për “nxitje në kryerje të vrasjes së rëndë” dhe për veprën “detyrimi” me dënim unik prej 37 viteve burgim, kurse ishte liruar për veprën penale “dhunimi”.

Gjykata e Apelit, më 24 tetor 2017, kishte mbajtur një seancë dëgjimore lidhur me caktimin e masës së sigurisë ndaj Enver Sekiraqës, pasi e njëjta gjykatë më 19 tetor, në orët e mbrëmjes, e kishte liruar nga paraburgimi atë dhe ndaj tij kishte shqiptuar masën e arrestit shtëpiak.

Për ndryshimin e masës së sigurisë ndaj tij, kishin votuar tri gjykatëset e Apelit, dy nga radhët e EULEX-it, Elka Ermenkova dhe Anna Adamska-Gallant, si dhe gjykatësja vendore Mejreme Memaj.

Por, kjo gjykatë, pas vetëm dy ditësh, kishte vendosur që sërish ta rikthej në paraburgim, Enver Sekiraqën dhe për këtë, shkak ishte bërë një fotografi e publikuar në rrjetin social, nga miqtë që e kishin vizituar atë pas lirimit nga paraburgimi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *