Saturday, December 4, 2021
Home > Women Nutrition > Bir nuk po ndihem mirë” Histori prekëse, 13 vjeçari i shpëton jetën të atit që pësoi atak kardiak

Bir nuk po ndihem mirë” Histori prekëse, 13 vjeçari i shpëton jetën të atit që pësoi atak kardiak

Të dy ishin duke bërë vrap. Mbërritën në një kodër. Aty 56 vjeçari sheh të birin dhe i thotë “Nuk po ndihem mirë”

Më tutje 56 vjeçari rrëzohet në tokë. Po pësonte një arrest kardiak. I biri, 13 vjeçar, tregoi për median.

“Iu afrova babait. Po merrte frymë në mënyrë të çuditshme. Dukej se po merrte shumë kohë për të marrë e nxjerrë frymën”.

13 vjeçari merr celularin e të atit dhe telefon urgjencën. Ata i thonë se dikush duhet t’i bëjë ringjallje kardiopulmonare (CPR). 13 vjeçari e kishte dëgjuar në shkollë sesi të bënte frymëmarrje gojë më gojë e masazh pulmonar.

“Çfarë më shkoi ndërmend ishte se ajo që do të bëja në 10 minutat e ardhshme, mund t’i shpëtonte jetën babit”-tregoi 13 vjeçari, i quajtur Henri.

Aty pranë u gjend një kalimtar, i cili gjeti djalin duke i bërë CPR të atit. 13 vjeçari më tutje u nis me vrap drejt një klubi regbie, ku gjeti një defibrilator. Ambulanca ndërkohë kishte mbërritur dhe dërgoi 56 vjeçarin në urgjencë, ku iu vendos një aparat për të normalizuar funksionimin e zemrës.

Pas rikuperimit në spital, 56 vjeçari tha këto fjalë për të birin.

“Është me të vërtetë e mahnitshme ajo që Henri bëri atë ditë. Ishim në mes të askundit, por Henri ruajti qetësinë në ato çaste. Për moshën e tij, mendoj se është diçka e jashtëzakonshme. Unë jam gjallë falë tim biri, e nëse nuk do të ishte për të, nuk do të isha këtu. Është diçka që më prek jashtë mase, kur mendoj e kuptoj se im bir më shpëtoi jetën.“

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *