Tuesday, November 30, 2021
Home > Women Nutrition > Kryeministri grek: Nëse Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut nuk do të futen në BE atëherë ato do të drejtohen nga Lindja, andaj kujdes!

Kryeministri grek: Nëse Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut nuk do të futen në BE atëherë ato do të drejtohen nga Lindja, andaj kujdes!

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis ka theksuar rëndësinë e integrimit të Ballkanit në BE.

Sipas tij, koha po përfundon dhe nëse BE nuk do të ndërmarrë asgjë konkrete për këtë rajon, të tjerët do të nxitojnë për të mbushur boshllëkun.

“Në Samitin e Jashtëzakonshëm të Bashkimit Evropian – Ballkani Perëndimor, ne do të kemi mundësinë të diskutojmë perspektivën evropiane të fqinjëve tanë.

Tetëmbëdhjetë vjet pas Samitit të Selanikut, i cili për herë të parë hapi derën evropiane për vendet e Ballkanit Perëndimor, është koha për të bërë angazhime të qarta. Koha po mbaron dhe nëse Bashkimi Evropian mungon në këtë rajon nuk ka dyshim se të tjerët do të nxitojnë për të mbushur boshllëkun”, ka thënë kryeministri grek.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *