Sunday, December 5, 2021
Home > Women Nutrition > Thuajeni troç: Pse u nxor Saliu jashtë Grupit Parlamentar të PD?! Mos u hallakatni me mullinjtë e erës

Thuajeni troç: Pse u nxor Saliu jashtë Grupit Parlamentar të PD?! Mos u hallakatni me mullinjtë e erës

SHBA foli qartë: Sali Berisha e përdori shtetin për të pasuruar veten, familjen e bashkëpunëtorët dhe minoi demokracinë në Shqipëri. Analistët pro tij apo strukturat e PD nuk duan të dëgjojnë nga ky vesh, përkundrazi.

Thuhet se, që Partia Demokratike (PD) të mund të vijë në pushtet, Sali Berisha duhej përjashtuar prej Grupit Parlamentar sajë. Mënyra më e gjetur për diskretitimin e një të vërtete ulëritëse.

Të mjerët demokratë kot që janë lodhur, kështu pushtetin nuk do ta cekin kurrë. Të gjithë faktorët e përfshirë në këtë proces dhe realiteti historik kërkojnë që PD të ndryshojë, të futet në një proces reflektimi te thellë. Largimi i ish liderit është prerje plastiko-kozmetike.

SHBA foli pa doreza, e shpalli Non Grata. Nëpër studio televizive po luhet kukamshefti. Kërkojnë ta largojnë Saliun duke e heroizuara atë. Saliut i pëlqen kjo lojë zbavitëse.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *