Sunday, December 5, 2021
Home > Women Nutrition > Gripi misterioz” në Rusi, mijëra zogj bien të ngordhur në tokë

Gripi misterioz” në Rusi, mijëra zogj bien të ngordhur në tokë

Mijëra zogj kanë rënë të ngordhur nga qielli, duke rritur shqetësimin e autoriteteve ruse që po përpiqen të kuptojnë misterin, që disa e kanë cilësuar si “ gripi i shpendëve”, shkruan Mirror.

“Është e qartë se këta zogj kanë qenë të sëmurë dhe kanë ngordhur”, tha akademiku Grigory Prokopov i Universitetit Federal të Krimesë. Ai beson se bëhet fjalë për një infeksion viral që godet sistemin nervor të shpendëve.

“Ka shumë mundësi të jetë ndonjë lloj virusi, megjithatë fjala e fundit i takon specialistëve”, tha më tej Prokopov.

Shkencëtarët po hetojnë urgjentisht shkakun e ngordhjes së rreth 7,000 zogjve me qafë të zezë, dhe pulëbardhave. Ekspertët dyshojnë për një infeksion viral por vendasit kanë ngritur shqetësimin se zogjtë mund jenë helmuar si pasojë e tepricës së merkurit në zonë dhe si pasojë kanë ngordhur”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *