Tuesday, November 30, 2021
Home > Women Nutrition > Fjala e Ambasadores Yuri Kim në Fillimin e Projektit për Hidrocentralin e Skavicës

Fjala e Ambasadores Yuri Kim në Fillimin e Projektit për Hidrocentralin e Skavicës

Mirëmëngjes! Është e mrekullueshme që jam me ju sot pasi do të shënojmë një çast me të vërtetë të veçantë për Shqipërinë, për lidhjet tona të biznesit dhe për të ardhmen e energjsë në Evropë.

Sa rrugë të gjatë kemi bërë në këtë periudhë një-vjeçare! Gati 12 muaj më parë, më 3 tetor 2020,

Nënsekretari i atëhershëm për Rritjen Ekonomike, Energjinë dhe Mjedisin Keith Krach vizitoi Shqipërinë dhe nënshkroi një Memorandum të Bashkëpunimit Ekonomik midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë.

Ishte një shenjë e përkushtimit të Shteteve të Bashkuara për të thelluar marrëdhënie ekonomike midis dy vendeve tona, çka është gjithashtu një nga tri prioritetet e mia si Ambasadore e SHBA në Shqipëri. Po atë ditë, Ministrja Balluku nënshkroi një marrëveshje mirëkuptimi me Bechtel për projektin e Skavicës.
Dhe ja ku jemi një vit më pas! E sotmja është një ditë historike në këtë marrëdhënie me fillimin e projektit për hidrocentralin e Skavicës, midis Qeverisë së Shqipërisë dhe një prej kompanive më të mëdha amerikane të infrastrukturës, Bechtel. Skavica ka qenë një ëndërr në vend, për dekada të tëra, dhe sot është një nga gurët më të rëndësishëm kilometrikë që më në fund po e shohim të bëhet realitet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *