Saturday, December 4, 2021
Home > Women Nutrition > Sveçla pas tërheqjes së Njësisë Speciale nga veriu: Epoka kur Kosova nënshtrohet ka përfunduar

Sveçla pas tërheqjes së Njësisë Speciale nga veriu: Epoka kur Kosova nënshtrohet ka përfunduar

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar pas tërheqjes së Njësisë Speciale dhe barrikadave nga veriu i Kosovës, shkruan Gazeta Sinjali.

Sveçla në një postim në Facebook ka shkruar se Kosova ka dëshmuar se ka institucione demokratike, pavarësisht veprimtarive kriminale për bllokimin

e rrugës.
“Përderisa Republika e Kosovës tregoi se ka institucione demokratike dhe profesionale, dhe se është e përkushtuar për rend dhe ligj, Serbia përgjatë 13 ditëve përdori të gjitha mjetet,

përfshirë dhe veprimtarinë e vet kriminale përmes bllokimit të rrugëve, kërcënimeve për serbët lokal, shantazhit e sulmeve terroriste në institucionet publike. Por, as kjo ndërmarrje kriminale e sponzorizuar nga qeveria e Serbisë nuk arriti të zbrapsë Kosovën dhe njësitë tona speciale nga zbatimi i vendimit legjitim”, ka shkruar ai në Facebook.
Tutje ai ka shtuar se epoka kur Kosova nënshtrohet ka përfunduar dhe kjo sipas tij është kuptuar nga Beogradi dhe Brukseli.
“Epoka kur Republika e Kosovës nënshtrohet ka përfunduar, dhe këtë mesazh tashmë e ka kuptuar Boegradi dhe Brukseli. Kosova ka Qeveri të re sovrane të cilën askush nuk mund ta shantazhojë për shkak të hiseve në krim e korrupsion”, ka shtuar ai.
Postimi i plotë:
Reciprociteti me Serbinë u vendos me 20 shtator për të vazhduar me 4 tetor!
Reciprociteti me Serbinë u vendos me 20 shtator, dhe u zbatua në tërë territorin e Republikës së Kosovës. Policia e Kosovës, dëshmoi se është polici profesionale dhe e gatshme të mbrojë sovranitetin e shtetit dhe ofrojë rend dhe siguri anë e mbanë,

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *