Saturday, December 4, 2021
Home > Women Nutrition > Covidi “britanik” në Serbi ngrit alarmin tek ne, nesër mblidhet Shtabi i Krizës

Covidi “britanik” në Serbi ngrit alarmin tek ne, nesër mblidhet Shtabi i Krizës

Varianti “britanik” i virusit korona është detektuar edhe në Serbi. Mutacioni me transmision mbi 70% më të shpejtë, i cili fillimisht ishte paraqitur në Mbretërinë e Bashkuar që sot u gjet edhe tek pacientët e infektuar në fqinjin tonë verior. Nga Ministria e Shëndetësisë, thonë se që nesër do të shqyrtojnë mundësinë për masa eventuale të parandalimit të bartjes së të njëjtit edhe në Maqedoni.

Siç raportojnë autoritetet shëndetësore në Serbi, ky variant i CoVid-19 është sjell nga një udhëtare nga Londra, e cila posedonte PCR test negativ, por kishte simptoma të lehta të ngjashme me gripin sezonal. Nga tamponi i marrë ndaj saj dhe bashkëshortit, i cili kishte simptome më të theksuara u
detektua se bëhet fjalë për virusin britanik. Me ç’rast u vënë në karantinë edhe personat e kontaktit.

Së fundmi, Ministri i Shëndetësisë pati deklaruar se nga rezultatet e bëra në laboratorin e Akademisë së Shkencave të Maqedonisë nuk është detektuar varanti i virusit britanik në vendin tonë. Filipçe tha kjo nuk përbën rrezik të shtuar shëndetësor, edhe pse është shumë lehtë i transmetueshëm.

Përveç protokolleve të zakonshme shëndetësore aktualisht, vendi ynë nuk ka asnjë masë të shtuar ndaj Britanisë së Madhe. Fluturimi i fundit nga Aeroporti i Londrës drejt Shkupit ishte të shtunën. I radhës është të martën. Asnjë nga udhëtarët që kthehen nga Mbretëria e Bashkuar nuk izolohen as nuk u kërkohet PCR test negativ. Në paraqitjen e këtij virusi para festave të fund vitit atje, Qeveria në Shkup pezulloi fluturimet që vinin nga Londra dhe bëri që të futen në karantinë të gjithë udhëtarët e ishullit të cilët hynë në vend deri më 31 dhjetor. Ajo masë ishte për 3-4 fluturime dhe u shfuqizua.

Adnan Qaili

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *