Tuesday, November 30, 2021
Home > Women Nutrition > BE duhet ta godasë sistemin Putin atje ku i dhemb më shumë, te paratë! Të shkurtohen transaksionet financiare për …”

BE duhet ta godasë sistemin Putin atje ku i dhemb më shumë, te paratë! Të shkurtohen transaksionet financiare për …”

Manfred Weber, një konservator i vjetër gjerman dhe kreu i grupit të EPP të qendrës së djathtë në Parlamentin e BE është shprehur se Bashkimi Europian duhet të ndëshkojë Presidentin rus, Vladimir Putin për arrestimin e liderit të opozitës së Kremlinit, Alexei Navalny dhe mijëra mbështetësve të tij.

Po ashtu ai shtoi se përveç sanksioneve financiare duhet të mbetet në tryezë edhe kërcënimi për të ndaluar tubacionin Nord Stream 2, i cili ka për qëllim të dyfishojë furnizimet e gazit natyror nga Rusia në Gjermani.

Ditën e djeshme në Rusi u mbajtën protesta të mëdha, pas arrestimit të liderit të opozitës Alexei Navalny, menjëherë pasi ky i fundit mbërriti në aeroportin e Rusisë. Navalny u kthye nga Gjermania ku edhe iu desh të qëndronte për një kohë të gjatë në spital, pasi i shpëtoi sulmit me agjent nervor Navicok.

Dje policia ruse arrestoi më shumë se 3 mijë qytetarë dhe përdori forcë për të prishur tubimet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *