Tuesday, November 30, 2021
Home > Women Nutrition > Çarjet misterioze në Antarktik, shumë ekspertë kanë tentuar të shpjegojnë rrëzimin e aeroplanit

Çarjet misterioze në Antarktik, shumë ekspertë kanë tentuar të shpjegojnë rrëzimin e aeroplanit

Shkencëtarët në Antarktik kanë mbetur të habitur kur NASA regjistroi “diçka që merrte frymë nën akull” gjatë një fluturimi satelitor, ka bërë të ditur agjencia hapësinore, e cila menjëherë dërgoi një ekip ekspertësh për të hetuar se për çfarë bëhej fjalë.

Shkretëtira e ngrirë shërben si “çerdhe” shkencore për më shumë se 1,000 hulumtues në vit, që përcjellin ndryshimet klimatike dhe studiojnë historinë e Tokës, transmeton Telegrafi.

Peizazhi i saj i djerrë u jep atyre qasje në botën e paprekur, ku ata mund të kryejnë hulumtimet e tyre, pavarësisht që temperaturat bien edhe deri në minus 90 gradë celsius.

Kushtet në këtë pjesë të rajonit janë aq të vështira, sa që shkencëtarët rrallë e vizitojnë atë vend – kështu përdorin të dhënat satelitore për të përfunduar punën e tyre.

Megjithatë, Science Channel në serinë e saj “Çka ka në tokë?” ka zbuluar se si një fotografi që duket sikur diçka të ketë zbritur në Antarktik – i ka habitur ekspertët.

Gazetari i aviacionit Joe Papalardo pretendon: Mua më duket se diçka ka rënë me shpejtësi të madhe dhe më pas është ndalur. Ndoshta diçka është rrëzuar. Kur mendoni për rrëzim në këtë pjesë të botës, mendoni për katastrofën më të madhe ajrore në historinë e Zelandës së Re”.

Në serial janë përshkruar në detaje ngjarjet shkatërruese të katastrofës në malin Erebus.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *