Monday, November 29, 2021
Home > Women Nutrition > Fëmijët kishin humbur shpresat! Pas 306 ditësh, i ati del nga spitali

Fëmijët kishin humbur shpresat! Pas 306 ditësh, i ati del nga spitali

Gjendja e tij shëndetësore ishte aq e rëndë, saqë mjekët e spitalit Whittington në Londër, vendosën që të marrin në telefon tre djemtë e tij për t’i thënë se babai i tyre mund të ndërronte jetë prej koronavirusit. Por, Geoffrey Woolf, 74 vjeçar, nuk kishte ndërmend të largohej nga kjo botë.

74 vjeçari qëndroi për plot 306 ditë në spital për shkak të komplikacioneve që erdhën së bashku me infektimin me Covid. U shtrua në marsin e kaluar dhe me kalimin e kohës familjarët e tij e kishin humbur shpresën, derisa një ditë…

“Babi u zgjua papritur” thotë një prej djemve të tij, pavarësisht se prej muajsh qëndronte mes jetës e vdekjes.

Me ‘rikthimin’ e tij, i moshuari qëndroi për disa kohë në një tjetër spital ku u trajtua për shkak të dëmtimeve në tru pas muajsh në luftë për jetën. E teksa rikuperohej dhe në pamundësi për t’u bashkuar ende me familjen, Geoffrey mbante me vete një libër të Jane Austin, që i qëndroi ‘besnik’ derisa shkoi në shtëpi, ditën e djeshme.

“Personeli mjekësor në të dy spitalet ka qenë i mrekullueshëm, Jam i lumtur që po kthehem në shtëpi pas një kohe të gjatë. Për mua kjo ditë edhe e ngjashme me atë të lirisë. Ta dini që më së shumti po i gëzohem patatinave”-tha i moshuari, ish avokat në pension.

74 vjeçari rezulton të jetë pacienti me periudhën më të gjatë të shtrimit, të ardhur prej Covid. Faza e parë e hospitalizimit të tij zgjati 127 ditë (ku 67 prej tyre i kaloi ne gjendje kome). Më tutje rehabilitimi i kushtoi 179 ditë të tjera.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *