Saturday, November 27, 2021
Home > Women Nutrition > Eksperti britanik: Personat e vaksinuar mund ta përhapin Covid-19

Eksperti britanik: Personat e vaksinuar mund ta përhapin Covid-19

Sipas një eksperti mjekësor në Angli, njerëzit e vaksinuar kundër Covid-19 mund të bartin virusin te të tjerët, andaj duhet të vazhdojnë të respektojnë rregullat e izolimit.

Në një shkrim për Sunday Telegraph, eksperti Jonathan Van-Tam tha se shkencëtarët “nuk e dinë ende ndikimin e vaksinës në bartje”. Ai shtoi gjithashtu se vaksinat ofrojnë “shpresë”, dhe se shkalla e infektimit duhet të nisë të ulet shpejt.

Nga ana tjetër ministri britanik i Shëndetësisë, Matt Hancock, ka thënë se 75% e personave mbi moshën 80-vjeçare në Mbretëri të Bashkuar tani kanë marrë dozën e parë të vaksinës. Profesori Van-Tam shtoi se “asnjë vaksinë nuk është” 100% efektive, andaj edhe nuk ekziston mbrojtja e garantuar.

Ai tha:

Edhe pasi të keni marrë të dyja dozat e vaksinës, ju ende mund t’ia transmetoni koronavirusin dikujt tjetër dhe zinxhiri i bartjes më pas vazhdon.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *