Saturday, December 4, 2021
Home > Women Nutrition > Isa Mustafa: Vjosa Osmani po sillet si rebele, pas kërcënimit ndaj KQZ-së s’meriton të jetë në Presidencë

Isa Mustafa: Vjosa Osmani po sillet si rebele, pas kërcënimit ndaj KQZ-së s’meriton të jetë në Presidencë

Kryetari i LDK’së, Isa Mustafa thotë se Vjosa Osmani nuk e meriton të jetë as një orë në Presidencë. Mustafa tha se me video-adresimin e saj të sotëm, Osmani petkun e u.d së presidentit po e abuzon me sjellje rebele dhe për interesa të saja të ngushta partiake në Vetëvendosje.

Shefi i LDK’së e ka quajtur të turpshme që u.d së presidentes Vjosa Osmani t’i kërcënojë, sipas tij, institucionet e pavarura siç është KQZ’ja.

Mustafa tutje tha se me sjelljen e saj gjatë video-adresimit në Facebook, Osmani nuk e meriton të jetë as një orë në presidencë.

“Adresimi i tillë i znj. Vjosa Osmani, flet se ajo është një ushtruese krejtësisht e papërgjegjshme e rolit të presidentit. Nga u.d presidentja është pritur ta mbrojë Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, të mbrojë implementimin e ligjit dhe të mbrojë institucionet e pavarura. Ajo petkun e u.d së presidentit po e abuzon me sjellje rebele dhe për interesa të saja të ngushta partiake në VV. Është e palejueshme dhe e turpshme që u.d presidentja t’iu kërcënohet institucioneve të pavarura. Me këtë sjellje, ajo nuk meriton as një orë të jetë në Presidencë”, tha Mustafa të shtunën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *