Tuesday, November 30, 2021
Home > Women Nutrition > Pika me anë të së cilës Kushtetuta ia mundëson Osmanit ta shkarkojë Dakën

Pika me anë të së cilës Kushtetuta ia mundëson Osmanit ta shkarkojë Dakën

Ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani, ka përmendur integritetin e KQZ’së, teksa i ka tërhequr vërejtje kryetares së kësaj komisioni, Valdete Dakës, për atë që Osmani e quajti “shtyrje përpara të agjendave partiake” pas mos-certifikimit të subjekteve të caktuara politike.

Ndonëse pjesë e procesit zgjedhor, Osmani si ushtruese e detyrës së një ndër funksioneve më të rëndësishme shtetërore e gëzon të drejtën e shkarkimit të kryesueses së KQZ’së.

Një gjë e tillë i mundësohet me anë të Nenit 61.5 i Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, i cili thotë se “Mandati i Kryesuesit të KQZ-së apo cilitdo anëtarë të KQZ-së mund të ndërpritet përmes dorëheqjes ose nga Presidenti i Kosovës me efekt të menjëhershëm, në rrethanat kur: d) Anëtari sillet ose vepron në atë mënyrë që e dëmton seriozisht statusin dhe integritetin e KQZ-së”.

Tërheqja e vërejtjes së Osmanit, me anë të një video-mesazhi, erdhi një ditë pas mos-certifikimit të listës së subjektit politik në të cilën ajo garon, atë të Vetëvendosjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *