Sunday, December 5, 2021
Home > Women Nutrition > Pas largimit të Trump: Fauci tani do flas të vërtetën për COVID-19

Pas largimit të Trump: Fauci tani do flas të vërtetën për COVID-19

Eksperti kryesor i sëmundjeve infektive amerikane,Anthony Fauci ka deklaruar se fakti që nuk i duhet të punojë më me Donald Trump është një “ndjenjë çliruese”.

Ai gjithashtu deklaroi se tashmë mund të flasë për të vërtetën shkencore për koronavirusin pa frikë nga “pasojat” e Donald Trump, raporton The Guardian.

Fauci këmbënguli se ai kishte qenë gjithmonë i sinqertë, duke vënë në dukje: “Kjo është arsyeja pse ndonjëherë kam pasur probleme.

Gjithashtu, ai deklaroi “Është shumë e qartë që u thanë shumë gjera – te tilla si hydroxychloroquine (një trajtim i nxitur nga Trump)- që vërtet ishte e pakëndshme sepse nuk ishte bazuar e fakte shkencore”.

The Gardian raporton se Fauci u kthye në podiumin e Shtëpisë së Bardhë pasi Joe Biden shpalli ​​një strategji kombëtare kundër COVID-19 dhe nënshkroi 10 urdhra ekzekutivë për të luftuar një pandemi që ka marrë më shumë se 400,000 jetë në SHBA./Opinion.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *