Sunday, December 5, 2021
Home > Women Nutrition > Ik ore andej, pis”, qytetari i denoncoi se nuk i ndihmuan gruan, reagojnë infermierët e Maternitetit: “Filloi të gjuante, s’kishte emergjencë” Lexo më shumë tek ZONEELIRE.AL

Ik ore andej, pis”, qytetari i denoncoi se nuk i ndihmuan gruan, reagojnë infermierët e Maternitetit: “Filloi të gjuante, s’kishte emergjencë” Lexo më shumë tek ZONEELIRE.AL

Bluzat e bardha të maternitetit “Koço Gliozheni” në Tiranë kanë reaguar pasi një qytetar publikoi një video në të cilën pretendonte se nuk po i jepnin ndihmë bashkëshortes së tij.

Në këtë video dëgjohet fjalori i qytetarit që fyen infermieret dhe kryeinfermieren, ndërsa kjo e fundit ia kthen duke e quajtur “palaço e pis”. Raportohet se bluzat e bardha të “Koço Gliozhenit” kanë njoftuar policinë sepse ky shtetas ka tentuar t’i qëllojë. Burime brenda maternitetit kanë bërë të ditur se qytetari ka shkuar atje me një grua që nuk kishte nevojë për urgjencë, siç pretendon ai në video. Sipas mjekëve, gruaja ishte pa planifikim në një ditë konsultash ku salla e pritjes ka qenë plot. “Me pretendimin për të marrë shërbimin shpejt sajoi këtë punën e urgjencës dhe filloi të shante e sulmonte fizikisht personelin mjekësor. Për dhunë fizike ndaj personelit ne kemi njoftuar policinë e Shtetit dje. Gruaja nuk kishte probleme gjinekologjike por me tiroiden. Nuk kishte as hemorragji dhe as dhimbje. Thjesht refuzoi të priste rradhën. Kjo është e turpshme”, kanë thënë bluzat e bardha të “Koço Gliozhenit” për newsbomb.al Lexo më shumë tek ZONEELIRE.AL

“Ik ore andej, pis”, qytetari i denoncoi se nuk i ndihmuan gruan, reagojnë infermierët e Maternitetit: “Filloi të gjuante, s’kishte emergjencë” AKTUALITET Bluzat e bardha të maternitetit “Koço Gliozheni” në Tiranë kanë reaguar pasi një qytetar publikoi një video në të cilën pretendonte se nuk po i jepnin ndihmë bashkëshortes së tij. Në këtë video dëgjohet fjalori i qytetarit që fyen infermieret dhe kryeinfermieren, ndërsa kjo e fundit ia kthen duke e quajtur “palaço e pis”. Raportohet se bluzat e bardha të “Koço Gliozhenit” kanë njoftuar policinë sepse ky shtetas ka tentuar t’i qëllojë. Burime brenda maternitetit kanë bërë të ditur se qytetari ka shkuar atje me një grua që nuk kishte nevojë për urgjencë, siç pretendon ai në video. Sipas mjekëve, gruaja ishte pa planifikim në një ditë konsultash ku salla e pritjes ka qenë plot. “Me pretendimin për të marrë shërbimin shpejt sajoi këtë punën e urgjencës dhe filloi të shante e sulmonte fizikisht personelin mjekësor. Për dhunë fizike ndaj personelit ne kemi njoftuar policinë e

Shtetit dje. Gruaja nuk kishte probleme gjinekologjike por me tiroiden. Nuk kishte as hemorragji dhe as dhimbje. Thjesht refuzoi të priste rradhën. Kjo është e turpshme”, kanë thënë bluzat e bardha të “Koço Gliozhenit” për newsbomb.al Pjesë nga biseda: Qytetari: Nuk iki, këtu jam unë. Kryeinfermierja: Palaço. Qytetari: Këtu do rri. Kryeinfermierja: Qepe, mos e zgjat më. Qytetari: Unë do e zgjas që çke me të se kam 2 orë këtu. Kryeinfermierja: 3 orë të kesh. Qytetari: Edhe tallesh se pini cigare korridoreve ju. Kryeinfermierja: Ta tregoj unë qejfin ty, s’ke ardhur të fyesh bluzat e bardha ti. Qytetari: Ti ke dy orë duke pirë cigare korridoreve. E kam njeriun në urgjencë. Kryeinfermierja: Me kë tallesh ti? Cigare unë?

S’kam pirë cigare në jetën time, më bën me cigare ti. Ik ore mbushu andej. Pis. Qytetari: Unë pis? Pise je ti, jo unë. Ka 2 orë që pi cigare këtu. Kryeinfermierja: 3 orë do presësh, 4 orë do presësh. Nuk mund të fyhen bluzat e bardha. Palaco, pis. Qytetari: Nuk i kam fyer as prekur në këtë temë. E kam njeriun në gjendje të rëndë këtu, ju talleni. Kryeinfermierja: Po tallemi neve? Ik more maskara, pis. Stafi spitalor kërkoi ndërhyrjen e forcave të sigurisë, të cilët nuk bëjnë asgjë tjetër veçse rolin e spektatorit. Qytetari: Po kujt i flet ashtu moj? Kujt i thotë pis ajo? Ku merr guxim e thua pis moj? Kryeinfermierja: Kujt i thua injorante ti? Qytetari: Po ti kujt i thua pis? Ti moj më ofendove.

Kryeinfermierja: S’të fyeva. Të pyeta si njeri këtu. Qytetari: Edhe unë pyeta si njeri. Kam 2 orë këtu. Kryeinfermierja: Ik more mbushu andej. Hajt se do e shikosh ti. Ta tregoj unë qejfin ty. Qytetari: Mos e vrit mendjen, e zgjidhim ne. Në këtë moment, del jashtë i shoqëruar nga forcat e sigurisë, të cilët nuk i bëjnë asgjë dhe i tregojnë se e njëjta situatë është çdo ditë. Qytetari: E kam njeriun në urgjencë, e kam në gjendje shumë të rëndë. Kam që në orën 10 këtu duke u sorollat, jo prit këtë, jo atë. Dalin këtu e pinë cigare, s’merret njeri. Njeriu aty duke i ra të fiktë. Polici: Këtë punë ke çdo ditë. Qytetari: E bëjnë këta këtë punë çdo ditë? Me taksat tona paguhen këto që rrinë e sorollaten këtu. Njeriun e kam pru për vdekje këtu, jo për qejf. Polici: Këtë që bëre, mos mendo se bëre ndonjë zgjidhje të madhe. Qytetari: Mirë se do e zgjidhim, mos e vrit mendjen. Do e zgjidhim avash avash. As nuk e ofendova, as e fyeva fare, më flet mua krejt arrogancë. Lexo më shumë tek ZONEELIRE.AL

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *