Saturday, December 4, 2021
Home > Women Nutrition > Ish Presidentët bëhen bashkë, mbështesin Joe Biden dhe apelojnë.. .

Ish Presidentët bëhen bashkë, mbështesin Joe Biden dhe apelojnë.. .

Ish-Presidentët Barack Obama, George W. Bush dhe Bill Clinton kanë lëshuar një deklaratë të përbashkët si mbështetje ndaj presidencës së Joe Biden.

Video është realizuar pasi përfundoi ceremonia e inaugurimit të mërkurën.

Duke qëndruar së bashku, tre ish-presidentët, dy demokratë dhe njëri republikan, shprehën angazhimin e tyre për demokracinë në SHBA përtej ndarjeve politike, duke apeluar për unitet.

Ata theksuan se amerikanët duhet të bashkohen në mënyrë që të kapercejnë çështjet e rendësishme të vendit, duke përfshirë pandeminë që ka marrë mbi 400 mijë jetë në SHBA.

“Të gjithë duhet të zbresin nga kali dhe t’u drejtohen miqve duke u përpjekur të bëjnë të pamundurën” – tha Klinton ndër të tjera.

“Suksesi juaj është sukses i vendit tonë”, i tha Bush presidentit Biden.

Obama shprehu një ndjenjë të ngjashme me ish-nënkryetarin e tij, duke thënë, “Joe, unë jam krenar për ty”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *