Monday, November 29, 2021
Home > Women Nutrition > Fierasit ,këngë për Erdoganin, mijëra shikime, por edhe kritika në rrjetet sociale

Fierasit ,këngë për Erdoganin, mijëra shikime, por edhe kritika në rrjetet sociale

Nje këngë për Erdoganin, mijëra shikime, por edhe kritika në rrjetet sociale

Si për ironi të fatit grupi mban emrin e Gjergj Aranitit që konsiderohet si një nga luftëtarët më të njohur në Shqipëri kundër Perandorisë Osmane pas heroit kombëtar, Skënderbeut.

Nga dje, këngëve isopolifonike i është shtuar edhe një këngë kushtuar presidentit turk. Grupi polifonik i Mallakastrës “Gjergj Aranitasi”, publikoi këngën dedikuar Rexhet Taip Erdoganit, si mirënjohje ndaj ndihmës që Turqia po i jep Shqipërisë për rindërtimin e banesave të dëmtuara nga tërmeti në Laç dhe ndërtimin e një spitali në Fier.

Teksti i këngës është i mbushur me lëvdata dhe himne për udhëheqësin turk duke shprehur falënderim për ndihmën dhe mbështetjen që po i jep Shqipërisë, “si nëna evlatit”, sikundër thuhet në vargjet e saj.

Në vetëm një ditë pasi është hedhur, kënga ka marrë mijëra shikime në YouTube, por të shumta janë dhe kritikat në rrjetet sociale

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *