Monday, November 29, 2021
Home > Women Nutrition > SHBA-të janë ndërtuar në themele të lirisë fetare dhe tolerancës”, Biden heq ndalesën e…

SHBA-të janë ndërtuar në themele të lirisë fetare dhe tolerancës”, Biden heq ndalesën e…

Washington DC

Ish presidetiTrump shpalli ndalesën në mars të vitit 2017 me urdhër ekzekutiv të ndjekur nga shpalljet që prezantuan aftësitë dhe proceset e verifikimit, duke u thirrur në tentimin e hyrjes së “terroristëve” ose “kërcënimeve të sigurisë publike”, në përpjekje për të parandaluar hyrjen e individëve në SHBA nga vendet muslimane dhe disa vende të tjera afrikane.

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden të mërkurën i dha fund ndalesës së vendosur nga paraardhësi i tij për udhëtime nga disa vende me shumicë muslimane, të cilat administrata e re i quajti “diskriminuese”, transmeton Anadolu Agency (AA).

Biden nënshkroi urdhrin ekzekutiv në Zyrën Ovale pasi bëri betimin, duke u bërë presidenti i 46-të i vendit.

Në shpallje, ai u shpreh se SHBA-të “u ndërtuan mbi themelin e lirisë dhe tolerancës fetare, parim ky i vendosur” në kushtetutën e vendit.

“Siguria jonë kombëtare do të rritet duke hequr Urdhrin Ekzekutiv dhe Shpalljet”, tha Biden, duke urdhëruar të gjitha ambasadat dhe konsullatat amerikane të rifillojnë përpunimin e vizave në përputhje me vendimin.

Kufizimet ishin “të rrënjosura në armiqësi fetare dhe ksenofobi”, deklaroi zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki para gazetarëve në një konferencë për media.

Këshilli për Marrëdhëniet Amerikano-Islame (CAIR) e mirëpriti vendimin, duke e quajtur atë “hapi i parë i rëndësishëm drejt zhbërjes së politikave anti-muslimane dhe anti-emigrante të administratës së mëparshme”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *