Sunday, December 5, 2021
Home > Women Nutrition > “E tmerrshme!” Zbulohet foto e Mira Rakacollit, kërkohet menjëherë shkarkimi i saj

“E tmerrshme!” Zbulohet foto e Mira Rakacollit, kërkohet menjëherë shkarkimi i saj

ë vend flitet vetëm për rregullat anti-COVID dhe masat kufizuese që ka marrë Komiteti Teknik i Ekspertëve me në krye Mira Rakacollin.

Së fundmi një foto e saj duke mos respektuar këto rregulla është bërë publike dhe po shpërndahet me shpejtësi në rrjet. Në këtë pamje, ajo shihet (edhe pse me maskë) duke mos respektuar distancimin sociale teksa gjendet e ngjitur pranë një grumbull njerëzish të ulur.

Ka qenë ish-deputeti dhe mjeku Bardh Spahia i cili ka kërkuar shkarkimin e kryetares së Komitetit Teknik të Ekspertëve pasi sipas tij ajo nuk respektoi rregullat që i ka vendosur vetë.

“Shkelin edhe rregullat që vetë predikojnë! Kjo është kryetarja e komitetit të ekspertëve, Mira Rakacolli në rresh të parë në një takim partie, bashkë me Elona Gjebrean, duke shkelur masat anti Covid që ka urdhëruar vetë! Pasi kuptuan se i nxorën bojën vetes, Gjebrea fshin foton! Pra ky është “reflektimi”, FSHEHJA, sic bëjnë për gjithçka.

E turpshme sesi qytetarët i mbysin në gjoba, opozitën e godasin, ndërsa vetë injorojnë ligjin! Ky është shteti që ka ndërtuar Edi Rama! Ky është modeli i tij! Për vete kulaçin, për qytetarët kërbaçin!

Minimalisht Mira Rakacolli sot duhej të ishte shkarkuar nga detyra! Eshtë e pafalshme që kryetarja e komitetit të ekspertëve për pandeminë Covid-19, të shkelë e para rregullat, për hir të partisë! Nëse një qytetar që shkel rregullat anti Covid gjobitet! Kur i shkelin këta, fshehin faktet duke fshirë fotot!

Ky model i pështirë nuk duhet duruar më! Më 25 Prill shqiptarët do zgjedhin qeverinë që u shërben, e jo atë që i gjobit ndërsa vetë është mbi ligjin! #25Prill#MePD”, shkruan Bardh Spahia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *