Monday, November 29, 2021
Home > Women Nutrition > Nuk e priti, por Donald Trump i la një letër Presidentit të ri Joe Biden

Nuk e priti, por Donald Trump i la një letër Presidentit të ri Joe Biden

Edhe pse nuk do të jetë pjesë e ceremonisë së inaugurimit, para largimit nga Shtëpia e Bardhë, Donald Trump i ka lënë një shënim Presidentit të ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden.

Burime nga Shtëpia e Bardhë raportojnë për CCN se përmbajta e shënimit nuk dihet ende.

Një nga traditat e ditës së inaugurimit për presidentët që largohen nga detyra është t’u shkruajnë pasardhësve të tyre një letër që ofron dëshirat dhe këshillat më të mira.

Kjo letër sipas CCN lihet zakonisht në Tavolinën e Vendimit për të lexuar kur Presidenti i ri hyn për herë të parë në Zyrën Ovale. Edhe ish-Presidenti Trump i ka lënë shënim Biden, por ndryshe nga tradita e përhershme ai është larguar nga Shtëpia e Bardhë para inaugurimit të Presidentit të ri./Opinion.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *