Sunday, December 5, 2021
Home > Women Nutrition > Do dyfishohemi në detin Jon’/ Kryeministri grek falenderon Ramën

Do dyfishohemi në detin Jon’/ Kryeministri grek falenderon Ramën

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka mbajtur sot një fjalim me tone të forta patriotike në parlamentin grek, i cili është mbledhur për ta certifikuar me ligj përfundimisht zgjerimin deri në 12 milje në detin Jon.

Mitsotakis, duke mbrojtur këtë projektligj deklaroi se pas kësaj territori grek rritet me 10% dhe ata do të dominojnë tashmë në ujërat e detit Jon.

Duke iu referuar çështjes së Shqipërisë, Kyriakos Mitsotakis ka përmendur si alibi të fortë për këtë hap të Greqisë, edhe kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, duke përmendur se ai deklaroi qartë se është e drejtë e Greqisë të zgjerohet me 12 milje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *