Saturday, December 4, 2021
Home > Women Nutrition > Frigoriferët gati, vaksinat jo! Rama: Ku i ka Maqedonia vaksinat?

Frigoriferët gati, vaksinat jo! Rama: Ku i ka Maqedonia vaksinat?

Maqedonia e Veriut e ka gati planin për vaksinim. Në vend kanë arritur edhe dy frigoriferë, që kanë kapacitete për 100 mijë vaksina. Frigoriferët aktualisht janë të zbrazët sepse Qeveria ende nuk ka arritur të sigurojë vaksinat.

“Edhe tani kemi frigoriferë, por arritën edhe dy të tjerë që ishin paralajmëruar si donacion, dy janë këtu, presim edhe tre do të vijnë në dy javët e ardhshme. Një frigorifer ka kapacitet për 100 mijë doza vaksinash. Kemi kapacitete të mjaftueshme aktualisht. Kovax ka paralajmëruar se në muajin shkurt do të arrijnë vaksinat të cilat ne i kemi paguar dhe kemi siguruar garancion”, deklaroi Venko Filipçe – Ministër i Shëndetësisë.

Kur flitet për sasinë e parë të vaksinave nëpërmjet sistemit Covax nuk dihet se sa doza do të marrë Maqedonia në shkurt, ndërkaq 800 mijë doza për 400 mijë qytetarë aq sa janë sigururar është paraparë të vijne deri në fund të vitit 2021, deklaron Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, në një intervistë për Sitel. Përveçse nga sistemi Covax dhe Pfizer ministri pret vaksina edhe nga sistemi i “solidariteit”. Deri sa ne presim Shqipëria ka një javë që ka nisur me vaksnimin. Kryeministri shqiptar Edi Rama në një interviste për Top Channel u krenua duke thënë se Shqipëria është shteti i dytë në rajon që ka nisur të aplikojë vaksinimin, duke shtuar se shtetet e tjera nuk janë askund.

“Shqipëria është vendi i dytë në rajon që fillon vaksinimin. Edhe Maqedonia… Si Maqedonia? Maqedonia fillon në shkurt. Ka marrë nga Bullgaria një sasi vaksinash. Ku i ka? Ku i ka? I ka siguruar për t’i bërë. Ku i ka?

Më thua ka filluar Maqedonia, nuk ka filluar për fat të keq, duhej të kishte filluar por nuk ka filluar dhe nuk është faji i Maqedonisë, më thua ia ka dhënë Bullgaria, ia ka thënë me fjalë me fjalë do të japë 100 copë, po nuk ia ka dhënë akoma, se po t’ia kishte dhënë do t’i kishin përdorur”, u shpreh Edi Rama – Kryeministër i Shqipërisë.

Në lidhje me këtë deklaratë Filipçe ka thënë se me Bullgarinë është në kontakt të vazhdueshëm dhe se fqiu ynë lindor do të ndajë vaksina aq sa ka mundësi. Ministri tha se sistemi është i gatshëm me plan adekuat të shpërndajë vaksinat sapo të arrijnë dhe të detektojnë grupet kritike sipas prioriteteve. Përndryshe Qeveria deklaron se ka siguruar edhe 5850 vaksina nga Pfizer kundër virusit korona.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *