Monday, November 29, 2021
Home > Women Nutrition > Berisha: Zbulohet skandali i kontratës sekrete të vaksinave për 2.2 milionë shqiptare

Berisha: Zbulohet skandali i kontratës sekrete të vaksinave për 2.2 milionë shqiptare

Ish-kryeministri Sali Berisha e ka konsideruar skandaloze kontratën që qeveria shqiptare ka bërë me kompaninë “Pfizer” për marrjen e 500 mijë vaksinave. Pas publikimit të kontratës (LEXO KETU) Berisha thotë se 2.2 milionë shqiptarë duhet të presin deri vjeshtën e ardhshme për ta marrë vaksinën pasi deri ateherë në vend do të vijnë vetëm 40 mijë vaksina.

“Sipas kontratës sekrete qeveria shqiptare ka blerë te “Pfizer” 499 mijë vaksina. Nga këto per muajin janar 10 mijë e 530 doza, duke paguar për një vaksinë 12 dollarë. Kontrata zbulon se vetem 30 mijë e 420 vaksina do te vijne ne muajn shkurt.

Pra, gjithsej do vijnë 40 950 vaksina, të mjaftueshme per vaksinimin e vetëm 20 475 personave nga 2,88 milionë banorë që ka Shqipëria. Të gjitha të tjerat do te vijne në vjeshtë dhe dimrin qe vjen pra 458 mijë e 640 vaksina apo 92% e te gjitha vaksinave te paguara do te vijne pas muajt shtator. Kriminale!” – shkruan Berisha në një koment të gjatë në Facebook.

“Denoj me ashpersine me te madhe kete akt makaber ne kurriz te jetes dhe shendetit te 2.8 milione shqiptareve. I bej thirrje OBSH te nderhyje me urgjence per te ndihmuar Shqiperine per sigurimin e vaksines jetike per mbrojtjen e jetes dhe shendetit. I bej thirrje opozites se bashkuar te nise me urgjence perpjekjet per garantimin sa me pare te vaksines per qytetaret e ketij vendi” – shkruan Berisha. ©LAPSI.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *