Saturday, December 4, 2021
Home > Women Nutrition > Sekretet’ e ardhjes së vaksinës antiCovid në Shqipëri, Lubonja: Stili i Edi Ramës, gënje e mashtro se ky popull kështu e do

Sekretet’ e ardhjes së vaksinës antiCovid në Shqipëri, Lubonja: Stili i Edi Ramës, gënje e mashtro se ky popull kështu e do

Analisti Fatos Lubonja i ftuar në rubrikën ‘’Opinion’’ në News24 ka folur për sekretet e ardhjes së dozave të vaksinës antiCovid në Shqipëri, nga vendi enigmë i BE tek marrëveshja me Pfizer.

Lubonja thotë se kjo duhet hetuar pasi ka dyshime për vaksinën që po vjen në Shqipëri. Ai thotë se ndjeshmëria për transparencë në këto momente është jashtëzakonisht e madhe.

Ai ka theksuar se ky është stili i qeverisjes së Ramës, që të gënjejë e mashtrojë edhe në këtë rast me vaksinën.

Po ashtu ai shton se vendet e BE dhe as Pfizer nuk funksionojnë si trafikantë, kurse për sekretin që mban qevrua ai thotë se është një gënjeshtër që duhet të hetohet.

PYETJA: Në Kuvend ka pasur shqetësim nga disa deputetë se kanë votuar një marrëveshja pa ditur tekstin, një marrëveshje sekret. Ju e quani në një artikull të paprecedentë këtë, si erdhën vaksinat në Shqipëri, pse vjen ky shqetësim?

FATOS LUBONJA: E para që shqetësim evident, pra no comment. Jashtë çdo lloj përvoje. E fillojmë nga e para, u tha se na e ka sjellë një vend i BE 900 e ca vaksina. Që nuk e tregojmë sepse s’do ai se i kërkojnë të tjerët.

Në për korridore thuhej Italia, se i kemi bërë nder Conte-s. Nuk di të ketë një vend i BE që të punojë si trafikant. Problemi i këtyre vaksinave është shumë më i madh, më i ndjeshëm. Futet në trupin e njerëzve sepse ka ndjeshmëri që disa nuk i bëjnë. Ndjeshmëria për transparencë ësthë jashtëzakonisht e madhe, një ushqim i zakonshëm që marrim, duhet të dimë sa ka, si ka. Këto na thuhet që nuk e dimë certifikata nga hyn, doganore, nuk ka. Ka vetëm nga dogana shqiptare. Burimi absolutisht i panjohur. Mos harrojmë se flitet shumë edhe për fallco, për vaksina fallco në Europë. Pra thuhet që mos blini vaksina fallco. Kush më siguron mua me këtë lloj shteti, që nuk më tregon burimin, pra për të krijuar siguri në këtë pasiguri, që këto nuk janë fallco e ujë, për të bërë një shoë që gjoja solla vaksinën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *