Sunday, December 5, 2021
Home > Women Nutrition > Ndërtimi i spitalit të Fierit, mbërrijnë makineritë e para

Ndërtimi i spitalit të Fierit, mbërrijnë makineritë e para

Ai tha doni ju apo nuk doni ju, kjo është vendosur.”

Pavarësisë nëse mbetën të kënaqur apo u detyruan ta japin tokën për truall me kërcënimin e ligjit, puna për ndërtimin e spitalit të ri rajonal të Fierit nisi.

Kantieri u ngrit këtë të martë, 13 ditë pas angazhimit të presidentit të Turqisë, Rexhep Tayip Erdogan për të ndërtuar spitalin e ri që pritet të kushtojë deri në 70 milion euro.

Mjetet e rënda po hapin sheshin e ndërtimit, ndërsa po krijohet edhe infrastruktura ndihmëse.

Më 11 Janar, 12 familjet pronare të tokës protestuan duke kundërshtuar vlerën e kompensimit, por pas një takimi pa mediat me kryeministrin Edi Rama u dakordësuan të japin tokën

Ata tashmë janë në pritje të kompensimit për pronën, ndërsa banorët e zonës më gjerë presin të përfitojnë nga investimi.

“Vijnë nga të gjitha zonat këtu, edhe autostrada.”

Spitali, sipas angazhimit të presidentit turk pritet të jetë gati brenda tre muajsh, ndërsa për ndërtimin e tij do të angazhohen gati 1200 punëtorë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *