Saturday, December 4, 2021
Home > Women Nutrition > Greqi/ Nis për herë të parë mësimi i gjuhës shqipe në Aspropirgo të Athinës

Greqi/ Nis për herë të parë mësimi i gjuhës shqipe në Aspropirgo të Athinës

Në Aspropirgo të Greqisë, një zonë në periferi të Athinës ku jetojnë shumë shqiptarë, ka nisur për herë të parë mësimi i gjuhës shqipe.

Mësimi nisi më datën 8 janar me pjesëmarrjen e 20 nxënësve të moshave 7-13 vjeç.

Fillimisht fëmijët folën për historinë e gjuhës shqipe dhe të alfabetit shqip, para se të niste mësimi.

Mësuesja Lefteri Metkaj gjatë një takimi me përfaqësues të shtetit shqiptar në Greqi, ambasdores Luela Hajdaraga, zv. ambasadorit Aleks Jaso dhe oficeret koordinatore për diasporën përkatësisht në Athinë dhe Selanik, Joneda Dodaj dhe Aurela Konduri, i falenderoi ata për mbështetjen e kësaj nisme.

“Hapja e këtij kursi të mësimit shqip në Aspropirgo është meritë e nismës “GJUHA SHQIPE NA THERRET”, organizuar nga Këshilli i Prindërve të Kursit të Mësimit Shqip në Rendi, ku dolëm dhe me këtë nisme që synon hapjen e kurseve të tjera të mësimit shqip në Athinë”, bëri të ditur Metkaj.

Ajo shprehu bindjen se bashkatdhetarët në Athinë e duan dhe e çmojnë gjuhën shqipe duke mbështetur çdo nismë si e këtij lloji.

Prej katër vitesh, znj. Lefteri përmes nismës “Gjuha shqipe na thërret” punon me nxënës në Rendi ndërsa tha se presin sa më shumë fëmijë në Athinë të mësojnë gjuhën shqipe.

“Duhet shumë punë nga ne mësuesit e diaspores së Greqise, sepse këtu është më i rëndë asimilimi. Kjo nismë le të shtrihet kudo në gjithë Greqinë e të zhvillojme edukimin kombëtar tek këta fëmijë, të mësojnë shqip, të dinë kush janë shqiptarët”, u shpreh më tej mësuese Lefteri Metkaj.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *