Sunday, December 5, 2021
Home > Women Nutrition > Historia e 110 vjeçares që i shpëtoi regjimit komunist dhe u bë amerikane me firmën e Presidentit të SHBA

Historia e 110 vjeçares që i shpëtoi regjimit komunist dhe u bë amerikane me firmën e Presidentit të SHBA

Në botë ka shqiptarë plot dhe histori të ndryshme, por jo si ajo e një gruaje 110 vjeçare që i ikën regjimit komunist për t’u bërë shtetase amerikane me firmën e Presidentit të SHBA-ve.

Kjo është historia e Mrika Mrnaçajt, gruas nga Malësia e Shkodrës (Tamara e Kelmendit), e cila së bashku me dy djemtë e saj Marashin e Pjetrin, arritën t’i largohen represionit të regjimit komunist në vitin 1974.

Mrika shfrytëzoi afërsinë me kufirin veri-perëndimor të vendit për t’u larguar nga diktatura. Me të ardhur në SHBA 110 vjeçarja shkoi për të jetuar në Neë York, atje dhe ku kërkoi që t’i japin nënshtetësinë amerikane pasi përpara se të vdiste, donte të votonte si një shtetase e lirë e SHBA-ve.

Lajmi i saj u përcoll në një sërë gazetash e mediash të kohës fill prej faktit se kërkesa për të votuar dhe për të qenë një amerikane e lirë, po vinte nga një grua që i kishte lënë të 110 vjetët e saj. Mrika jetoi disa vjet në Neë York, ndërkohë që në Shqipëri kishte mbetur djali tjetër i saj Nikolla, i dënuar me 25 vite burgim nga sistemi komunist. Pjesa tjetër e familjes së Nikollës u dërgua për internim në Savër të Lushnjes.

Pikërisht për shkak të persekutimit komunist, Mrika arriti të marrë statusin e të përndjekurës politike dhe firma për nënshtetësinë e saj amerikane erdhi nga vetë Presidenti i 38-të i SHBA-ve, Gerald R. Ford.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *