Saturday, December 4, 2021
Home > Women Nutrition > Kryemadhi godet Naçon dhe Kokën: Udhë e mbarë! Inceneratorët kanë nevojë për lëndë të parë

Kryemadhi godet Naçon dhe Kokën: Udhë e mbarë! Inceneratorët kanë nevojë për lëndë të parë

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka folur në lidhje me largimet e disa figurave të partisë së saj. Pas deputetit Lefter Koka, PS-së iu bashkuan edhe Nasip Naço dhe Gledion Rehovica. Ajo la të kuptohet se ta nuk kanë ikur vetë, por i kanë larguar nga LSI.

Nuk ka gardë të vjetër e të re në LSI, ka themelues, kontribuues, anëtar partie, network siç e quan brezi i ri. Nuk e di se ku doni të dilni. Asnjëri nga ne nuk është i përjetshëm në LSI, ashtu sikurse është i domosdoshëm në LSI. Nuk ikin duke përplasur derën, asnjë njeri që bën tam tam sikur i ka bërë dëm LSI-së, por duhet të shikojë veten pse LSI nuk e do më” – tha Kryemadhi në emisionin “5 pyetje nga Babaramo”.

Më pas kryetarja ishte mjaft e ashpër duke u kujtuar dhe bizneset personale dhe madje edhe inceneratorët për të cilët u akuzua Lefter Koka gjatë kohës që ishte ministër i mjedisit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *