Saturday, November 27, 2021
Home > Women Nutrition > Mirë ia bëre Francës, ata i shohin shqiptarët si egërsira”, Rama u përgjigjet komentuesve: Është vend i mrekullueshëm, ma keqkuptuan deklaratën

Mirë ia bëre Francës, ata i shohin shqiptarët si egërsira”, Rama u përgjigjet komentuesve: Është vend i mrekullueshëm, ma keqkuptuan deklaratën

Kryeministri Edi Rama i ka kthyer përgjigje një komentuesi i cili e pyet në ‘Facebook’ në lidhje me letrën e ambasadës franceze. Komentuesi shprehet se deklarata e Ramës në emision ishte e drejtë. Rama me anë të një shkrimi të gjatë thotë se nuk e ka sulmuar aspak Francën.
Ndër të tjera Rama shkruan se: Franca eshte jo vetem nje nga vendet me te mrekullueshme te botes e me te perparuara te Europes ne cdo drejtim, as thjesht nje vend mik e aleat i Shqiperise, po edhe nje vend i veçante ne zemren e ne mendjen time, ashtu sikunder eshte edhe BE-ja nje amanet e nje destinacion i patjetersueshem i Shqiperise e shqiptareve.

Në fund kryeministri shkruan se Ambasada Franceze gaboi duke nxjerrë nga konteksti fjalët që ai tha në emision.

Kryeministri Edi Rama i ka kthyer përgjigje një komentuesi i cili e pyet në ‘Facebook’ në lidhje me letrën e ambasadës franceze. Komentuesi shprehet se deklarata e Ramës në emision ishte e drejtë. Rama me anë të një shkrimi të gjatë thotë se nuk e ka sulmuar aspak Francën.
Ndër të tjera Rama shkruan se: Franca eshte jo vetem nje nga vendet me te mrekullueshme te botes e me te perparuara te Europes ne cdo drejtim, as thjesht nje vend mik e aleat i Shqiperise, po edhe nje vend i veçante ne zemren e ne mendjen time, ashtu sikunder eshte edhe BE-ja nje amanet e nje destinacion i patjetersueshem i Shqiperise e shqiptareve.

Në fund kryeministri shkruan se Ambasada Franceze gaboi duke nxjerrë nga konteksti fjalët që ai tha në emision.

PYETJA: Pershendetje z.kryeminister. Lexova në lajme që Ambasada Franceze na qenkërka ankuar pasi ju “sulmuat Francen, miken dhe aleaten e shqiptareve. Sa pafytyrësi, ky reagim i Ambasadës Franceze. Se sa aleate, mike dhe dashamirëse ndaj nesh eshte Franca, mjafton t’i hedhim një vështrim murit rrethues të kesaj ambasade në Tiranë. Të jep përshtypjen që kemi te bejme me Al Katrazin e jo nje ambasade dhe sikur jashte atyre mureve jetojnë egërsira e jo njerez. Ky eshte respekti francez ndaj nesh. Franca me bllokimet e saj te nje pas njeshme per negociatat papritur na doli nje mike dhe aleate e fyer. Shume mire ja u bere qe ju a the ne emision. S’kane per të na fut qe s’kanë per të na fut ne BE kështu që s’kemi pse te jemi inferiorë ndaj askujt. Respekte

RAMA: Une nuk kam sulmuar asnje aleat dhe aq me pak Francen ne rastin konkret! As nuk e kam harruar dhe nuk e harroj qe Bashkimi Europian e ka ndihmuar Shqipërinë, qyshse vendi yne doli nga burgu i diktatures e deri me sot.

Perkundrazi, e kam cmuar dhe e cmoj pa lekundje Bashkimin Europian, per njemije e nje arsye, perfshire pa dyshim edhe ndihmen e paçmuar qe i jep Shqiperise tash 30 vjet. Une kam folur per nje ceshtje konkrete ne nje situate konkrete, lidhur me vaksinen dhe nuk i heq asnje presje atyre qe kam thene!

Lenia jashte e vendeve te rajonit tone ne shperndarjen e vaksines kunder Covidit nga ana e BE, nuk ka asnje justifikim ne asnje plan dhe kete e kupton çdokush qe ben sikur s’kupton! Ndersa ankesa e ambasades franceze meqe une e ilustrova opinionin tim duke sjelle shembullin e Frances (sic mund te sillja edhe shembuj te tjere) eshte pa lidhje me qendrimin tim dhe konkretisht edhe me sjelljen e shembullit te Frances, per te ilustruar idene se nuk kishte pse te mos i jepeshin edhe vendeve tona disa doza per mjeket te pakten, kur ato s’mund te perdoren te tera menjehere ne asnje vend te BE!

Franca eshte jo vetem nje nga vendet me te mrekullueshme te botes e me te perparuara te Europes ne cdo drejtim, as thjesht nje vend mik e aleat i Shqiperise, po edhe nje vend i veçante ne zemren e ne mendjen time, ashtu sikunder eshte edhe BE-ja nje amanet e nje destinacion i patjetersueshem i Shqiperise e shqiptareve.

Ankesa e ambasades franceze nuk ndryshon asgje ne asnje drejtim, ashtu siç e drejta per te menduar ndryshe vlen si gjithnje njesoj si per Francen edhe per Shqiperine ne kete rast; si per hartuesit e ankeses ne emer te Frances, si per mua qe flas ne emer te Shqiperise.

Por ty te them miqesisht se duke e nxjerre nga konteksti ankesen e ambasades franceze, gabon njesoj sic gaboi ambasada franceze duke nxjerre nga konteksti ato që thashe! Madje ne fakt gabon edhe me keq, sepse flet jo vetem pa lidhje me ankesen konkretisht, po edhe thua gjera pa lidhje!

Nje fjale e bukur popullore thote se miqesia e vertete nuk i ka te gjitha fjalet prej mjalti, keshtu qe as ti mos u merzit, as ambasada s’ka pse merzitet, se une jo e jo, cfare nuk degjoj po nuk merzitem.

Ditën e djeshme, Franca i është përgjigjur ashpër kryeministrit Edi Rama për çështjen e vaksinimit. Rama tha në një deklaratë televizive se Franca e ka kthyer egoizmin në sistem dhe mban një stok vaksinash që nuk i duhen. Përmes ambasadës në Shqipëri, Franca shprehet se kjo deklaratë nuk është e vërtetë, dhe se kryeministri nuk mund të sulmojë hapur një vend mik, sipas tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *