Saturday, December 4, 2021
Home > Women Nutrition > Vaksina Ruse dhe Kineze në Shqipëri? Rama: Jo vetëm Pfizer, i kemi lënë hapësirë vetes të negociojmë edhe me…

Vaksina Ruse dhe Kineze në Shqipëri? Rama: Jo vetëm Pfizer, i kemi lënë hapësirë vetes të negociojmë edhe me…

Kryeministri Edi Rama foli nga Kuvendi ku tha se Shqipëria ka një marrëveshje me Pfizer për të aksesuar 500 mijë doza, por që i ka lënë hapësirë vetes që në kohën e duhur mund të kryej edhe marrëveshje të tjera me vaksinat që pritet të marrin miratimin në nivel europian si ajo AstraZeneca.

Për këtë tha Rama nuk u pa e arsyeshme që të merrnin të gjitha sasitë që duheshin menjëherë, ndërsa sa për çmimin e saj tha se vaksina ka çmim fiks për të gjitha vendet e botës dhe kjo është e panegociueshme.

“Pfizer për 500 mijë doza dhe në kontratën e nënshkruar pak më parë pas një negociate jo të lehta është marrë parasysh edhe nevoja potenciale e mëtejshme, sepse qëllimi ynë ka qenë që të sigurojmë fillimisht një sasi vaksinash për një pjesë të procesit të vaksinimit duke pasur parasysh raportin e sasisë me kalendarin e planit kombëtar të vaksinimit dhe duke mos harruar se ndërkohë janë një sërë vaksinash të tjera qoftë ato që tani më presin me ditë apo qoftë vaksina AstraZeneca që është aprovuar në Mbretërinë e Bashkuar dhe pret aprovimin në nivelin Evropian qoftë edhe vaksinat që janë në dalje e sipër.

Është shumë e rëndësishme të kihet kjo parasysh pasi do të ishte e nxituar që të merrnin të gjithë sasinë e nevojshme të vaksinave menjëherë duke pasur parasysh edhe çmimin që është fiks dhe i panegociueshëm për asnjë nga vendet. Pra nga njëra anë ne kemi siguruar marrëveshje me Pfizer për doza të mëtejshme nëse kështu do të gjykohet në vijim dhe nga ana tjetër i kemi lënë vetes hapësirë për të bërë marrëveshjet e duhur në kohën e duhur për negociata të tjera”, tha Rama./a.p

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *