Saturday, December 4, 2021
Home > Women Nutrition > Sot po nderohen ushtarët grek, por ata erdhën në Shqipëri si pushtues”/ Idrizi në 30-vjetorin e Shoqatës Çamëria: Ta çojmë në vend amanetin e të parëve tanë

Sot po nderohen ushtarët grek, por ata erdhën në Shqipëri si pushtues”/ Idrizi në 30-vjetorin e Shoqatës Çamëria: Ta çojmë në vend amanetin e të parëve tanë

Kreu i PDIU-së Shpëtim Idrizi, në fjalën e mbajtur me rastin e 30-vjetorit të krijimit të Shoqatës Çamëria, deklaroi se Shqipëria duhet të ketë Çamërinë dhe Kosovën, sikundër çdo njeriu i duhet shpirti e mushkëria për të jetuar.

Kreu i PDIU-së theksoi se “ne kemi një detyrë të veçantë, amanetin për Çamërinë”, ndërsa shtoi se çamët u vranë dy herë, fillimisht nga zervistët dhe mandej enveristët.

Unë që kur kam lindur çam dhe do të jem çam. Duke na përcaktuar vetëdijen tonë, të tjerët na përcaktuan se çfarë jemi. Ne kemi një detyrë të veçantë. Ne kemi amanetin për Çamërinë. Ne të gjithë çamët kemi rrënjët e përbashkëta. Ne çamët na vranë dy herë, Fillimisht zervistët dhe më pas enveristët. në vitet e para të demokracisë, u krijua shoqata patriotike “Çamëria”.

Çamët gjetën në shoqatën patriotike Çamërinë. Ne kemi bërë një rrugëtim të gjatë dhe sfilitës, por të gjithë këtu jemi, sepse na thirri gjaku, na thirri vendlindja. Shumë shqiptarë e kanë Çamërinë, si pjesë të tyre. Çamërinë e gjen kudo, e gjen në Çamëri, e gjen në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Veriut, në Itali apo në SHBA. Ne të gjithë kemi një hall: T’i japim zgjidhje çështjes së Çamërisë. Ne na gjeni kudo, por ne prapë jemi çuar dhe do të çohemi.

Na gjeni kur na vjedhin zgjedhjet, e prapë ne çohemi. Vdiq Jugosllavia dhe Dardaninë e ke aty. Do vijë dita që do të bashkohet edhe me Shqipërinë. Çam do jemi gjithmonë, do përsërisim gjithmonë “çam jam”. Pa Çamërinë, shqiptarët janë sakat, vetëm me atë ne jemi kokëlartë me miqtë dhe me armiqtë. Shqipëria duhet të ketë Çamërinë dhe Kosovën, sikundër çdo njeriu i duhet shpirti e mushkëria për të jetuar. E djeshmja nuk harrohet. Politika na mundëson që të zhvillojmë më tej kauzën e Çamërisë”, u shpreh ai.

Idrizi tha se po nderohen sot ushtarët grekë, por se ata erdhën në Shqipëri si pushtues.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *