Saturday, November 27, 2021
Home > Women Nutrition > Studiuesit amerikanë paralajmërojnë “përmbytjen e madhe” – pjesë të Hamburgut mund të “zhyten” në det në vitin 2030?

Studiuesit amerikanë paralajmërojnë “përmbytjen e madhe” – pjesë të Hamburgut mund të “zhyten” në det në vitin 2030?

Shpresojmë që uji të mos ngrihet aq lart sa në këtë foto të postuar më lart – vetëm majat e Elphi (111 m) dhe Qendra Tregtare Hanseatike (105 m) ende duken nga ujërat e Elbës.

Një studim i ri amerikan nga analistët e klimës në “Climate Central” shqetëson mbrojtësit bregdetarë gjermanë.

Dhe autoritetet në qytetin e Hamburg janë gjithashtu të alarmuar, shkruan Bild.de.

Në Hamburg zonat nga rreziku i përmbytjes janë në jug të Elbës dhe vendet si Cranz, Neuenfelde, Finkenwerder, Wilhelmsburg dhe Veddel, dhe në lindje nga Billwerder në Bergedorf.

Por edhe pjesë të HafenCity do të ishin gjithashtu nën ujë, transmeton Telegrafi.

Një total prej rreth 325,000 banorë në të gjitha pjesët e qytetit do të ishin në rrezik.

Drejtori dhe profesori Torsten Schlurmann nga Hanover konsiderohet një ekspert i lartë në inxhinieri bregdetare.

Ai paralajmëron se “Elbe dhe Weser nuk kanë mbrojtje – prandaj duhet të rriten dhe të fortifikohen ato me ndryshimin e klimës globale”.

Schlurmann thotë se HafenCity është shembull dhe një “udhëheqës botëror” në mbrojtjen nga përmbytja, gjithashtu për të mbrojtur vlerat e mëdha atje nga vërshimet e stuhive.

Hamburgu ishte pa përmbytje për 107 vjet (1855-1962)!

Vetëm pas stuhisë në vitin 1962 metropoli i Elbës rikonstruktoi pritat e saj, të cilat ishin vetëm 5.70 metra të larta.

Pas katastrofës, sistemet mbrojtëse u rritën deri në vitin 1990 – nga 7.20 metra në nëntë metra.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *