Saturday, December 4, 2021
Home > Women Nutrition > Pas borës dhe acarit, Shqipëria rrezikon nga një tjetër dukuri, çfarë pritet të ndodhë pas datës 22 Janar

Pas borës dhe acarit, Shqipëria rrezikon nga një tjetër dukuri, çfarë pritet të ndodhë pas datës 22 Janar

Ditet e fundit kane qene me te ftohtat e vitit, por duhet se pas tyre pritet që në datat 22-26 Janar të rikthehet moti me shi në pothuajse të gjithë territorin e vendit.

Raportet meteorologjike parashikojnë se për periudhën 22-26 Janar 2021 priten rreshje intensive shiu, në të tre basenet e kaskadës së lumit Drin dhe për pasojë prurjet në Hec Fierzë, Koman dhe Vau Dejës priten të rriten ndjeshëm.

Sekretariti Teknik i Komisionit të Posaçëm të Trajtimit të Plotave vijon punën në marrjen e masave paraprake për ti paraprirë situatës që pritet të vijë në ditët në vijim.

Për këtë arsye, shkarkimet e kontrolluara në Hec Vau Dejës u rritën nga 300 m3/s në 700 m3/s me synim parandalimin e shkarkimeve të mëdha në momentet e pikut të prurjeve natyrore.

Shkarkimet do të menaxhohen me kujdes duke ndjekur në dinamikë zhvillimet meteorologjike. Bazuar në informacionin aktual të prurjeve, shkarkimet nuk do të kenë ndikim në zonën e nën-Shkodrës.

KESH, do të vijojë bashkëpunimin me autoritetet përgjegjëse dhe do të mbajë të informuar në mënyrë transparente opinionin publik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *