Tuesday, November 30, 2021
Home > Women Nutrition > Udhëtimi në të gjithë BE do bëhet vetëm me “pasaportë vaksine”?! Presidenti i KE-së sqaron çfarë vendimi pritet të merret

Udhëtimi në të gjithë BE do bëhet vetëm me “pasaportë vaksine”?! Presidenti i KE-së sqaron çfarë vendimi pritet të merret

Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel deklaroi se është ende herët për t’u krijuar një pasaportë vaksinë për të qarkulluar në BE, pasi sipas tij kjo do të sillte një zhgënjim gjigand në Europë dhe jashtë saj.

Në një intervistë me ”Buitenhof”, ai tha se debati ishte “shumë i rëndësishëm”.

”Sidoqoftë, vendimi mbetet te udhëheqësit e BE”, tha ai.

Në një letër për Komisionin Europian kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis kishte kërkuar një pasaportë vaksinimi.

Por, Mishel tha se pavarësisht marrëveshjes për futjen e një certifikate të tillë në parim, momenti i duhur ende nuk kishte ardhur.

“Nëse futet shumë herët, kjo mund të prodhojë zhgënjim gjigant në Europë dhe jashtë saj”, tha Michel.

I pyetur nëse në të ardhmen, udhëtimi në të gjithë BE-në do të ishte i mundur vetëm për njerëzit që kishin marrë vaksinën, Michel tha se “nuk përjashtoj asgjë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *