Saturday, December 4, 2021
Home > Women Nutrition > Pse gjithë kjo frikë e maqedonasve për numrin e shqiptarëve?

Pse gjithë kjo frikë e maqedonasve për numrin e shqiptarëve?

Arsim Sinani, drejtues i Qendrës për studime ndërkombëtare dhe hulumtime ballkanike, thotë për Radion Evropa e Lirë se regjistrimi i popullsisë në Maqedoninë e Veriut mbetet peng i frikës nga numri i shqiptarëve.

“Përplasjet mes partive maqedonase lidhur me regjistrimin nuk janë çështje e parimeve, por janë çështje të diskriminimit, përkatësisht se cila do të arrijë të diskreditojë më shumë palën tjetër, këtu mendoj palën shqiptare, që të mund të regjistrohet.

Mendoj se pa u reformuar Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë dhe VMRO-DPMNE-ja dhe një herë e përgjithmonë ta heqin nga koka se shqiptarët janë aq apo kaq e se mund t’ua rrezikojnë këto numra (përbërja e shqiptarëve) do të kisha thënë në thonjëza ‘të ardhmen e tyre’, mendoj se shumë vështirë do të mund të ecet përpara”, thotë Sinani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *