Tuesday, November 30, 2021
Home > Women Nutrition > Në prezencë të zotit kryeministër, kërkoj dorën e vajzës/ Rama merr pjesë në fejesën e inxhinierit turk me vajzën nga Mamurrasi!

Në prezencë të zotit kryeministër, kërkoj dorën e vajzës/ Rama merr pjesë në fejesën e inxhinierit turk me vajzën nga Mamurrasi!

Kryeministri Edi Rama, mori pjesë sot në ceremoninë e fejesës së në kantierin e lagjes së re të Laçit, mes Eldës, vajzës nga Mamurrasi dhe Burakut, djalit nga Stambolli. Rama i dhuroi vajzës së re, një tufë me lule, ndërsa gjatë ceremonisë nuk munguan as batutat.

Rama: Mendoja se djali do të martohej me një vajzë turke, por qenka shqiptare.

Babai i djalit: Në prezencë të zotit kryeministër, kërkoj dorën e gocës.

(Qesh)

Rama: Unë erdha vetëm që ta shoqëroja. Këtë llokumin e parë do t’ia japësh vjehrrës. Se është shenjë e mirë. Jeta është interesante. Erdha me Majlindën dhe Linditën dhe më thanë se Serveti fejon djalin nesër. Thashë çne paska marrë nuse nga Turqia të vijë këtu, jo tha e ka fejuar me një gocë tonën.

Rama-dhëndrit: Çfarë ke studiuar?

Dhëndri: Inxhinieri ndërtimi

Rama-nuses: Po ju?

Nusja: Arkitekturë në Stamboll

Rama: Të trashëgoheni, çdo të mirë e mbarësi. Edhe një këshillë kam unë. Mos i harroni kurrë prindërit.

Dhëndri: Shumë faleminderit!/L.F-dritare.net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *