Saturday, December 4, 2021
Home > Women Nutrition > Dikur vajzë fshati sot pilote avioni/ Njihuni me vajzën shqiptare që po na zbardh faqen në Dubai

Dikur vajzë fshati sot pilote avioni/ Njihuni me vajzën shqiptare që po na zbardh faqen në Dubai

Xhesina Xhika punon si stjuardesë por tregon se gjatë kësaj i lindi pasioni për pilotimin dhe së shpejti synon të fluturojë me kompanitë më të mëdha ajrore.

Xhesina është nga një fshat i Elbasanit dhe shprehet e lumtur që iu dha mundësia të mësonte një profesion si pilotimi.

Para tre vitesh fillova punë si stjuardesë. Kisha mundësinë të shikoja pilotët, kabinën e pilotimit, si fluturonin dhe më pëlqente shumë. Misa të marr informacione dhe të bëj trajnime për ta mësuar si profesion”.

Për Xhenisën është profesion që mësohet por kushton shumë. “Është i kushtueshëm. Më duhet rroga dhe më shumë. Fatmirësisht më ka ndihmuar familja. Është sakrificë e madhe por ia vlen. Shpresoj që brenda këtij viti do të marr licencën për të pilotuar si profesioniste”.

25 vjeçarja tregon sa pilote femra ka në këtë profesion. “Tregu i pilotëve kudo në botë kryesohet nga meshkujt, femrat janë rreth 7%. Por më vjen mirë sepse kam njohur shumë vajza të tjera që janë pilote ose po trajtohen për t’u bërë pilote. Këtu në Dubai nuk kam pasur paragjykime”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *