Sunday, December 5, 2021
Home > Women Nutrition > Gjenden dy fëmijë të vdekur në banesë, arrestohet e ëma, e dyshuar për ..

Gjenden dy fëmijë të vdekur në banesë, arrestohet e ëma, e dyshuar për ..

Nëna e dy fëmijëve është e dyshuar për ushtrim dhune dhe është arrestuar. Prokuroria publike dhe policia kanë filluar menjëherë hetimet.

Në një banesë në Gerlafingen, Kantoni i Solothurnit, policia ka gjetur të shtunën në mëngjes dy fëmijë të pajetë, të moshës shkollore.

Besohet se ata kanë qenë viktimë e një krimi të dhunshëm. Kryerësja e dyshuar, nëna e fëmijëve është arrestuar, shkruan sda.ch. Njoftohet se raporti është marrë nga policia e kantonit të Solothurnit në orën 9:20 të mëngjesit.

Disa patrulla dhe një ambulancë kanë shkuar menjëherë në pronën në fjalë në Gerlafingen, transmeton albinfo.ch. Nisur nga situata që policia ka hasur në vend e ngjarjes si dhe nga hetimet fillestare, mund të supozohet një krim i dhunshëm.

Prokuroria publike dhe policia kanë filluar menjëherë hetimet. Policia e Kantonit ka deklaruar se nformacione të mëtejshme nuk është e mundur të jepen për momentin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *