Sunday, December 5, 2021
Home > Women Nutrition > Zoti Rama, vajzat kurbinase nuk janë si mantenutat e Rilindjes!

Zoti Rama, vajzat kurbinase nuk janë si mantenutat e Rilindjes!

Inxhinierit turk do t’i japim një vajze kurbinase” Kjo batutë e pavend u lëshua sot nga kryeministri Edi Rama gjatë një aktiviteti në Kurbin dhe na ka irrituar të gjithë.

Kryeministri dihet se kabinetin qeveritar nuk e ndan nga haremi, ish të dashurat i marton me vartësit e tij, veprime tipike prej diktatori gaztor. Zoti Rama duhet të kesh kujdes kur flet për Kurbinin, je duke folur për një prej vatrave të shqiptarizmes.

Të parët tanë na kan mësuar se, “Shamia e zezë e nënave tona mbahet në shënjë nderimi për djemtë e krahinës së Kurbinit e të Mirditës që shkuan në vend të motrave të tyre në haramin e pashait turk dhe vdiqën duke luftuar si heronj me një ushtri të tërë”.
Nga ata me të cilët shoqërohesh kur vjen në Kurbin s’ka mbetur më askush që mundet të të tërheqë vëmëndjen, ti preferon të shoqërohesh vetëm me eunukë. Janë djemtë e Mamurrasit që të mësuan të sillesh si burrë, pasi para se të shoqëroheshe me to ty të rrihnin me shpulla rrugëve të kryeqytetit. Por kurrë s’u bërë burrë të përballesh me burrat e u katandise duke dhunuar gratë.

Mos ndoshta vajzat e Kurbinit po i ngatërron me mantenutat e Rilindjes, që janë kthyer për ty si avitor vdekjeje?

Ti miqve, shokëve, padronëve të tu, mund t’u japësh gruan tënde, gratë e shokeve, por kujdes kur flet për bijat e këtij vendi. Fundi jot politik ështe i pashmangshem dhe vendin do e kesh në analet e historisë.

Skamja, korrupsioni, kriminaliteti dhe harbutëria jote nuk mbulohen me propagandë e fyerje.Qytetaret e Kurbinit e mbarë Shqipërisë do ta japin përgjigjen që meriton me 25 prill.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *