Saturday, December 4, 2021
Home > Women Nutrition > Fundi i epokës Merkel, sot CDU zgjedh liderin e ri

Fundi i epokës Merkel, sot CDU zgjedh liderin e ri

Fundi i epokës së Merkel po fillon pasi CDU-ja gjermane të shtunën do të zgjedhë udhëheqësin e ri të partisë.

Demokristianët e Gjermanisë shpresojnë që lideri i ri do të bashkojë partinë e tyre konservatore, pas largimit të kancelares Angela Merkel nga detyra.

Në lojë është udhëheqja e vendit me ekonominë më të madhe të Evropës në epokën pas Merkel, e cila është zotuar të mos kandidojë përsëri.

Kreu i ri i CDU-së do të zgjidhet në një kongres që do të zhvillohet online, nga 1,001 delegatë, shkruan Reuters.

Sipas traditës, udhëheqësi është zakonisht dhe kandidati për kancelar.

Janë tre burra që po garojnë për udhëheqjen e CDU-së: Armin Laschet, konservatori Friedrich Merz dhe eksperti i politikës së jashtme Norbert Roettgen.

Të tre kandidatët e deklaruar të CDU-së janë të gjithë në kontrast me Merkel.

Roettgen (55 vjeç), kryetari elokuent i komitetit të punëve të jashtme të parlamentit, dëshiron që Gjermania të mbajë një qëndrim më të fortë me Rusinë dhe Kinën.

Merz (65 vjeç), ka synuar politikën e Bankës Qendrore Evropiane dhe është më pak diplomatik.

Laschet (59 vjeç), ankohet se Berlini ka marrë “shumë kohë për të reaguar” ndaj thirrjeve franceze për reformën e Bashkimit Evropian.

Nga këta të tre, Roettgen ka sugjeruar që nëse do të zgjidhet ai si udhëheqës i CDU-së, ai mund të mbështesë Soeder (kryeministrin e Bavarisë), për të kandiduar si kandidat për kancelar për koalicionin e tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *