Saturday, December 4, 2021
Home > Women Nutrition > Franca reagon ashpër ndaj Ramës: Mos mashtro…

Franca reagon ashpër ndaj Ramës: Mos mashtro…

Ambasada e Francës në Tiranë ka reaguar ashpër ndaj sulmeve të kryeministrit shqiptar, Edi Rama të bëra së fundmi, duke e akuzuar qeverinë franceze se po mban stoqe vaksinash në vend që të ndihmojë edhe vendet e tjera.

Nëpërmjet një letre dërguar ministrisë së Jashtme të Shqipërisë kjo ambasadë e cilëson këtë deklaratë jo vetëm të pavërtetë, por edhe si të papërshtatshme për të sulmuar një vend mik si Franca.

“Ndërsa Franca do të arrijë qëllimin e saj për një milion njerëz të vaksinuar në fund të janarit, kryeministri ngriti pyetjen se pse Franca duhet të ketë një stok vaksinash që mund t’i përdorë në vend që t’i ndajë me të tjerët.

Përveç natyrës të pavërtetë të këtij informacioni, por që mund të jetë shumë i ndjeshëm për mendjet e njerëzve, kjo ambasadë konsideron se nuk është e përshtatshme të sulmosh në këtë mënyrë nominative një vend mik dhe aleat”, shkruhet mes të tjerave në protestën e kësaj ambasade.

Më herët edhe ambasadori i BE-së, Soreca, i përgënjeshtroi sulmet e Ramës nga Ankaraja për të njëjtën çështje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *