Saturday, December 4, 2021
Home > Women Nutrition > Krenari! Dua Lipa e rrëfen para gjithë botës: Gjyshit tim iu kërkua nga serbët të ndryshonte historinë tonë, por ai nuk pranoi

Krenari! Dua Lipa e rrëfen para gjithë botës: Gjyshit tim iu kërkua nga serbët të ndryshonte historinë tonë, por ai nuk pranoi

Artistja shqiptare me renome botërore, Dua Lipa, së fundmi ka dhënë një intervistë ekskluzive për Revistën Rolling Stone në Amerikë.

Ndër të tjerash ajo ka folur edhe për periudhën kur u transferua në Kosovë, si dhe momentet e t mer rshme që prindërit e saj kishin përjetuar nga repr esioni serb në Kosovë, duke u detyruar të largohen për në Mbretërinë e Bashkuar.

Revista amerikane gjithashtu i ka dedikuar disa rreshta gjyshit të saj, historianit Seit Lipa, i cili dikur ishte edhe Drejtor i Institutit të Historisë në Prishtinë.

Dua ka kujtuar se si gjyshi i saj u pushua nga puna nga ok up ator ët serb, kjo pasi ai nuk pranoi të rishkruante apo thënë më mirë ta ‘fal sifi konte’ historinë ashtu siç kërkuan ata. “Familja e saj është familje shqiptare e Kosovës, refugjatë të ko nflikteve në Ballkan, dhe të dy gjyshërit e saj ishin historianë”, shkruan Revista Rolling Stone, referuar Dua Lipës

“Gjyshi im nga ana e babait tim po shkruante libra për gjithçka që po ndodhte”, shpjegon ajo. “Kur ndodhi oku pimi, forcat serbe kërkuan që ai të rishkruajë historinë. Ai nuk pranoi dhe ai humbi punën e tij. Kështu që është pjesë e asaj që unë jam dhe qëndroj pranë gjërave në të cilat besoj”, ka thënë Dua Lipa për Rolling Stone.

Si shumë emigrantë, ata humbën jetën profesionale, dhe do t’u duhej të punonin në bare dhe restorante, duke mbajtur shpesh punë të shumta dhe duke ndjekur shkollën natën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *