Saturday, December 4, 2021
Home > Women Nutrition > Nesër Vendoset, Ja Kush Pritet Të Jetë Trashëgimtari I Merkelit

Nesër Vendoset, Ja Kush Pritet Të Jetë Trashëgimtari I Merkelit

Unioni kristian-demokratik (CDU) e kancelares gjermane Angela Merkel nesër e zgjedh shefin e ri të partisë, ndërsa në garë për funksionin janë ish ministri për Mjedis Jetësor, Norbert Retgen, shefi i Klubit parlamentar të CDU-së në Bundestag, Fridrih Merc dhe kryeministri aktual i provincës së Rajna- Vestaflisë Veriore, Armin Lashet.Shty,pe rek.lam.en per ta le.xuar laj,min e plo.te..

Pas 16 vitesh sundim të Merkelit, gjasat që do duhet të hyjë shefi i ri i partisë janë shumë të mëdha, poashtu edhe përgjegjësia e delegatëve gjatë zgjedhjes së liderit të partisë.

Epilogu i zgjedhjeve që do të mbahen në mënyrë digjitale, sipas mediave gjermane është plotësisht i pasigurt, me avantazh të vogël të Mercit.

Para Kuvendit të nesërm zgjedhor, liderët e CDU-së kanë ftuar në unitet.

Nënkryetarja e partisë, Slivia Breher ka thënë se pret pas Kuvendit të gjithë në CDU të rreshtohen pas kandidatit të zgjedhur dhe të kontribuojnë që partia të jetë e bashkuar disa muaj para zgjedhjeve parlamentare në Gjermani.

Pandemia e koronavirusit e ka detyruar CDU-në të mbajë Kuvend zgjedhor në formë digjitale. Është paraparë që e para fjalim të mbajë kancelarja Angela Merkel, ndërsa fjalë përshëndetëse poashtu do të mbajnë edhe presidentja e Parlamentit Evropian, Ursula fon der Lajen, kancelari austriak, Sebastian Kurc dhe liderja bjelloruse opozitare, Svetllana Tihanovskaja me çka kandidatët do ta prezantojë programin e tyre para se të fillojë zgjedhja e shefit të ri të partisë.

Kuvendi i CDU-së ishte paraparë të mbahet në dhjetor, por ishte anuluar për shkak te gjendjes epidemiologjike në vend. Në Kongresin e CDU-së janë ftuar 1.001 delegatë, ndërsa fituesit i nevojiten 501 vota të delegatëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *