Saturday, November 27, 2021
Home > Women Nutrition > Spartak Braho tregon si i shpëtoi Ilir Meta burgut në 2012: U tregua i pakujdesshëm, por prokuroria gaboi me hetimet

Spartak Braho tregon si i shpëtoi Ilir Meta burgut në 2012: U tregua i pakujdesshëm, por prokuroria gaboi me hetimet

Në vitin 2011, Spartak Braho u angazhua pranë grupit të avokatëve për mbrojtjen e Ilir Metës, për të cilin Prokuroria kërkonte të dënohej me 2 vite burg për korrupsion, bazuar në video-skandalin e famshëm, ku Meta shfaqej me një bllok të zi në dorë në zyrën e ish-ministrit Dritan Priftit, duke bërë pazare me pasuritë publike, vendet e punës si dhe duke treguar ndikimin e tij në Gjykatën e Lartë. Meta u shpall i pafajshëm në janar të 2012, ndërsa videoja ishte publikuar në janar 2011.

Në atë kohë Braho ishte pjesë e LSI, ndërsa diktonte strategjinë mbrojtëse të Metës, ndonëse besohet gjerësisht se Metën e shpëtoi Sali Berisha, përmes gjyqtarëve të tij në Gjykatën e Lartë, të cilët i rrëzoi ‘kosa’ e Vetingut, me përjashtim të Ardian Dvoranit, i vemi që votoi kundra pafajësisë së Metës, ku për rrjedhojë u shpall edhe armik nga dyshja Meta-Berisha.

Në librin e tij me titull “‘Masakroni’ Servet Pëllumbin”, Spartak Braho, tashmë pjesë e PS, rrëfen për herë të parë rolin e tij si ‘avokat’ i Ilir Metës. Pas 10 vitesh, Braho thotë se Meta u tregua i ‘zellshëm’ dhe i pakujdesshëm në komunikimet me ish-ministrin Dritan Prifti dhe me disa biznesmenë, ndërsa shton se çështja u hetua keq, çka solli sipas tij edhe pafajësinë e Metës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *