Saturday, December 4, 2021
Home > Women Nutrition > 553 vjet më parë (më 17Janar 1468) Gjergj Kastrioti u ngjitë në qiell për t’u vendos në fronin e tij të përjetshëm

553 vjet më parë (më 17Janar 1468) Gjergj Kastrioti u ngjitë në qiell për t’u vendos në fronin e tij të përjetshëm

Nga Gjon Keka

Fama dhe emri i tij u përhapën anë e mbanë botës, por askush në fund nuk i doli në ndihmë. Dëshmitar i kohëve të fundit të Gjergj Kastriotit ishte jo vetëm Pal Engjëlli ,por edhe diplomati i njohur Dhimitër Frangu i cili në kohën kur Gjergj Kastrioti shkoi në Romë ai e shoqëronte atë sëbashku.

Vetë Frangu tregon për zhgënjimin e madh që ai pati në atë kohë ,pasi projektet e nisur sëbashku me disa nga vendet e europës po dështonin pas dështimit të projektit të Ankonës me mbështetje të plotë të Piut II.,i cili kishte vendos Gjergj Kastriotin në krye të këtij projekti i cili nëse do të realizohej do të dilte fitimtar pa asnjë dyshim.

Ndërkaq vdekja e Gjergj Kastriotit e mbushi Arbërinë dhe Europën në përgjithësi me pasiguri të madhe, sepse shtylla dhe mbrojtësi i saj tanimë nuk ishte më fizikisht në mesin e tyre. Boshllëku i madh që ai la u pa edhe nga klithja e vetë Europës, e cila tanimë kishte humbur mburojën e saj dhe shihte rrezikun e madh turk, i cili përparonte në pushtimet e tij barbare. Por jo vetëm Europa, vdekjen e Skënderbeut e përjetuan thellë në fakt arbërorët, ata të cilët mbetën si delet pa bari, madje atyre nuk u doli më askush në ndihmë që t’i përkrahte në përpjekjet e tyre për ta përballuar tiraninë e sulltanit barbar, i cili, si një përbindësh iu vërsul Arbërisë për ta djegur, shkatërruar dhe derdhur gjakun e pafajshëm arbëror, gjak ky që flet edhe sot si dëshmi e krimeve dhe gjenocidit turk mbi popullin arbëror, ashtu sikurse flet gjaku i Abelit në botë. Në të vërtetë, për arbërorët vdekja e Skënderbeut ishte një humbje tepër e madhe: atyre u kishin humbur sytë, koka dhe dielli, pasi për arbërorët Gjergj Kastrioti ishte dielli, ishte ai që i priu me sigurinë më të madhe popullit në udhën e tij drejt të ardhmes. Vdekja e tij i la ata pa udhëheqësin e urtë vizionar dhe mbrojtësin e madh të tyre, të lirisë dhe pavarësisë së gjithë Arbërisë. Prandaj ata e ndjenin thellë humbjen e tij, si humbjen e një shenjti në mburojë të tyre. Kështu që, pasi ishte marrë vesh se mbreti kishte vdekur, atëherë nga çdo krahinë e Arbërisë shkonin të vajtonin, sipas zakonit. Veçanërisht kryefisnorët e Arbërisë thirrin mes lotëve: “Skënderbe, Mbreti ynë i mirë, i shenjtë, shpresa jonë, ati ynë, vëllau ynë, mbrojtësi ynë, pse na ke lanë kështu të gjithëve, si bagëti pa bari? Si do të jemi na të aftë me shpëtue nga duart e armiqve turq, Mjerë popujt tanë! Mjerë të mëdhenjtë e të vegjlit! Mjerë Arbëria e gjithë krahinat, po ashtu princat dhe banorët e vendeve të tjera fqinje!”

Me të drejtë shkruante Lothar Lukas, në vitin 1974 se:

“Arbërorët, nën udhëheqjen e Heroit kombëtar Gjergj Kastrioti – Skënderbeut, me gjakun e tyre fituan shumë famë në historinë e Europës. Kështu, ata e shpëtuan qytetërimin europian nga shkatërrimi i sigurtë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *