Saturday, November 27, 2021
Home > Women Nutrition > Jam krenar për ty, ti ke bërë revolucion njësoj si Ali Pashë Tepelena”, Nazarko ia thotë troç Ramës, i kthehet keq analisti i njohur

Jam krenar për ty, ti ke bërë revolucion njësoj si Ali Pashë Tepelena”, Nazarko ia thotë troç Ramës, i kthehet keq analisti i njohur

Analisti Shpëtim Nazarko vlerësoi mbrëmjen e djeshme qëndrimin e kryeministrit Rama dhe tentativën e tij për të stabilizuar marrëdhëniet mes Greqisë dhe Turqisë.

“Ta quaje si të dojë opozita kryeministrin lajmës, ndërmjetës, unë e vlerësoj aktmadh. Unë e vlerësoj shumë pritjen që të ka bërë Turqia. Jam krenar për ty dhe e them me plot gojën që ti ke bërë revolucion njësoj si Ali Pashë Tepelena kur u përplas Anglia me Rusinë për të bërë atë bllokadën kontinentale. Unë ta vlerësoj në maksimum. Edhe aleanca me Turqinë është e klasit të parë, janë lehtësuar edhe marrëdhëniet me Greqinë”, tha Nazarko në Open.

Mirqëpo kjo deklaratë e Nazarkos, ngjalli reagimin e revoltuar të analistit Agron Gjekmarkaj, i cili e quajti Nazarkon një “magazinë badallëqesh dhe folklori”.

“Je tipik një magazinë budallëqesh dhe folklori, hall që ka ngel Rama ta mbrosh ti”, iu drejtua Gjekmarkaj analistit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *