Saturday, November 27, 2021
Home > Women Nutrition > Barazia e gjuhës shqipe një gënjeshtër e madhe, njëjtë si “Kryeministri i parë shqiptar”

Barazia e gjuhës shqipe një gënjeshtër e madhe, njëjtë si “Kryeministri i parë shqiptar”

Xhevdet Hajredini

1. Ishte dhe edhe më tej mbetet mashtrim klasik, njëjtë sikur Kryeministri i parë shqiptar, përdorimi i barabartë zyrtar i gjuhës shqipe në tërë territorin e vendit. Këtë e konfirmoi edhe Komisioni i Venedikut në mendimin e vet, që e dha me kërkesë të Qeverisë.

Jo rastësisht, ky mendim i shkruar në 25 faqe, as nuk është përkthyer, e as nuk është publikuar këtu.
Për ta mbrojtur ligjin para juristëve eminentë evropianë, Kryeministri madje e dërgoi personalisht zëvendësin e tij të atëhershëm, Bujar Osmani.

2. Me rastet e zgjedhjes së anëtarëve të KQZ dhe Avokatit të Popullit, edhe njëherë definitivisht u bë e qartë se të pamundura janë reformat pa një Sheveningen të Maqedonisë afër burgut në Idrizovë. Kurse spastrim të prokurorëve dhe gjykatësve, siç paralajmëron Ministri Mariçiq, nuk do të ketë nga frika se ndonjë prej tyre, pas spastrimit, mund të bëzajë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *